Belen Rodriguez është duke i kaluar këto ditë pushimesh me familjen e saj, prindërit dhe tre vëllezërit, e sigurisht edhe me të birin.
Por në “kartolinën” familjare mungon i fejuari i saj, piloti Andrea Iannone. Mediat italiane po aludojnë se çifti mund të jetë duke kaluar një krizë.
Teksa bukuroshja argjentinase po i mbush rrjetet sociale me foto krishtlindjesh të lumtura, i fejuari i saj duket se është “zhdukur”.
Postimi i tij i vetëm nga festat është një video ku luan bilardo. Kjo ndodh fiks një javë pas deklaratës së Belen se “nuk ishte indiferente ndaj ish-burrit”.