Supermodelja Belen Rodriguez ka folur shumë hapur dhe është treguar shumë e sinqertë përsa i përket të ardhurave të saj.
Ajo është shprehur se mund të bëjë çfarëdo lloj pune që dëshiron për shkak se të ardhurat e saj janë të barabarta me ato të lojtarit më të mirë, domethënë miliona euro.
Në një intervistë për Chi, showgirl argjentinase foli edhe për plagët e thella që divorci me Stefano De Martino i ka lënë asaj.
“Unë kam vuajtur aq shumë sa nuk mund ta shpjegoj, isha e shkatërruar,”-kjo është ajo çafrë tha Belen kur u pyet nëse do të martohej përsëri, duke shtuar se nuk beson në martesë.
Ajo tha se martesa me De Martino ka shkatërruar çdo ëndërr të saj dhe besim tek ‘Princi i kaltër’.