Gazetari italian, Alberto Dandolo, ka vendosur të denoncojë bukuroshen Belen Rodriguez, pas një “sulmi” që ka ndodhur në studiot e Mediaset.
Show girl nga Argjentina, sapo ishte kthyer nga pushimet e saj në Ibiza dhe gjatë regjistrimit të serive të reja të emisionit “Tu si que vales”, supozohet se e ka sharë dhe rrahur gazetarin, i cili ndodhej në studio. Ky i fundit deshi të përfitonte nga rasti për të regjistruar “dy batuta” për lidhjen e supozuar të Belenit dhe Maerco Boriello.
Mesa duket gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë midis tyre, gazetari ka ngritur padi kundër Rodriguezit, dhe ajo mund të rrezikojë burgun me akuzën e agresionit. Natyrisht, nëse vërtetohen fjalët e gazetarit.