Belgjika është eksportuesi më i madh i birrës në Evropë sipas listës së rangut të Federatës Evropiane të Birrës (FEB), trasnmeton gazetametro.net, ndërkohë që deri më tani Gjermania njihej si eksportuesi më i madh evropian i kësaj pije fort të popullarizuar.
Në vitin 2017, Belgjika eksportoi 15.8 milionë hektolitra birrë, përpara Gjermanisë, e cila është në vendin e dytë me kishte vetëm pak më pak prej, 15.75 milionë hektolitra birrë. Belgjika për herë të parë e tejkaloi Gjermaninë, në këtë biznes ushqimor që vetë gjermanët e shpikën më së pari në, diku në mesjetën e hershme.
Sa i përket vendit të tretë është Holanda që eksporton afërsisht 1 hektolitër më pak, e që numëron saktësisht 14.14 milionë hektolitra birrë.
Edhe pse Belgjika është eksportuesi më i madh, ky vend nuk është prodhuesi më i madh i birrës. Belgjika prodhon rreth 20 milionë hektolitra birrë në vit, nga të cilat 70% janë për eksport.
Gjermania prodhon birrë prej rreth 93 milion hektolitra në vit, por shumica e saj gjen vetën edhe në tregun e brendshëm të saj.
Belgjika është e njohur për gamën e gjerë të shijeve të birrës, nga jashtëzakonisht acid në të hidhur, të prodhuara pothuajse në çdo qytet dhe fshat në vendet e Evropës Perëndimore, ku jetojnë rreth 11 milionë njerëz.