Belgjika arriti ta eliminojë kampionët e fundit, Portugalinë dhe sot do të përballet me Italinë në çerekfinale, e cila po tregon një imazh fantastik në këtë garë.
Ekipi i drejtuar nga Roberto Martínez dëshiron të vazhdojë me hapa të sigurt drejt titullit të parë në historinë e tyre.
Duke parë prapa, atë që kanë bërë belgët, duke i mposhtur kampionët në fuqi, është një gjë e favorshme për ta.
Kjo pasi 4 nga 5 skuadrat që gjatë gjithë historisë së Kampionateve Evropiane kanë eliminuan kampionin aktual (në raunde kualifikuese ose finale), kanë përfunduan duke ngritur trofeun.
Në fakt, vetëm Italia, rivali i tyre sot, ‘thyen’ këtë metodë, pasi që eliminoi Spanjën në raundin e 1/8 më vitin 2016, por dështoi të fitonte trofeun.
Më poshtë Marca ka rishikuar katër rastet në histori, kur ekipi që mposhti kampionin në fund fitoi titullin.
Greqia në Euro 2004
Ekipi grek ishte një nga kampionët më të papritur në historinë e turneve të këtyre përmasave. Skuadra helene përfundoi e dyta në Grupin A, ku ishin Portugalia nikoqire dhe Spanja.