Belgjika ka frikë se mund të preket nga dhuna e ngjashme që shpërtheu javën e kaluar në shtetin fqinj, Holandë kur një numër i madh i protestuesve dolën në rrugë kundër masave ndaj koronavirusit.
Ministrja e Brendshme e Belgjikës Annelies Verlinden ka kërkuar nga autoritetet lokale sot që të kufizojnë rrezikun që protestuesit të përhapin virusin, shkruan AP.
Holanda është goditur fundjavën që shkoi nga protestat e dhunshme, të cilat nisën me djegien e një qendre për testim për Covid-19 në një fshat afër Amsterdamit.
Edhe në Belgjikë janë rritur thirrjet për protesta kundër orës policore e caktuar nga ora 21.00 deri në mëngjes.
“Protestat e dhunshme në Holandë ka nxitur disa njerëz që të bëjnë thirrje në vendin tonë për protesta kundër masave shëndetësore”, kanë bërë të ditur nga zyra e ministres së Brendshme.
Belgjika është një prej vendeve më të prekura në Evropë nga vdekjet si pasojë e koronavirusit.
Që nga fillimi i pandemisë, në këtë shtet kanë vdekur më shumë se 20 mijë e 800 persona.