Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në Belgjikë është rritur me 262, duke çuar numrin e viktimave në 4,157 – e pesta më e larta në Europë.
Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve thotë se numri i vdekjeve në Belgjikë është pas vetëm Italisë, Spanjës, Francës dhe Britanisë së Madhe.
Raportohet se bllokimi i vendit ka të ngjarë të zgjatet deri më 3 maj dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare është planifikuar të takohet të Mërkurën për të diskutuar se kur do ta përfundojë atë.
Siç shkruan bbc, ka pasur gjithashtu 530 raste të reja të pacientëve të prekur nga Covid-19 në Belgjikë, duke e çuar totalin në 31 119.
Nga këto, 20.094 janë klasifikuar si raste “aktive” dhe 1,223 persona aktualisht janë në kujdesin intensiv.