Investimet kriptovalutave kanë tërhequr vëmendjen e autoriteteve tatimore në Belgjikë dhe disa hetime janë hapur ndaj tyre që kanë tregtuar me to. Çdokush që tregton në tregjet e kriptovalutave pritet të paguajë tatim prej 33 për qind në fitimet e tyre, pavarësisht faktit që Bitcoin dhe kriptovalutat nuk janë të rregulluara ose legalizuara në vend, shkruan Telegrafi.
Inspektorati i Taksave të Veçanta (STI) aktualisht është duke studiuar të paktën tre raste të ndryshme të investimeve belge në kriptovalutave. Sipas mediave lokale, hetimet kanë filluar pasi zyrtarët belgë u informuan nga jashtë.
Megjithatë rregulla të reja po kanë vështirësi të zbatohen, ku menaxhimi i aseteve të tyre është duke u zhvilluar në platformat e huaja tregtare dhe autoritetet belge e kanë të vështirë të depërtojnë tek ato.
Përkundër pengesave, STI synon të forcojë kontrollet e tij brenda kriptovalutave.
Raportet e mediave të vitit të kaluar sugjeruan se Belgjika mund t’i shtrëngoj rregullat mbi kriptovalutat.
Ministri i Drejtësisë, Koen Geens, tha se ata duhet t’i nënshtrohen rregullave më të rrepta për shkak të rritjes së popullaritetit të tyre me kriminelë kibernetikë. Ai gjithashtu insistoi që kompanitë e kriptovalutave duhet të jenë të detyruar të bashkëpunojnë me autoritetet.
“Parandalimi i krimit dhe rregulloret duhet të zhvillohen me teknologjitë e reja”, tha Geens, duke bërë thirrje për miratimin e një legjislacioni të ri.
Ai propozoi rregullimin e të gjitha transaksioneve në monedhat dixhitale. Ministri mori mbështetje nga autoriteti tatimor i vendit, i cili pranoi se numri i belgëve të interesuar në kriptovaluta është në rritje.