Bella Hadid i rikthehet punës

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Pas problemeve shëndetësore, modelja Bella Hadid i është rikthyer punës.

“Dita e parë e kthimit në një set fotografish pas 5 muajsh!”, shkroi 26-vjeçarja teksa ndau me publikun prapaskenat nga xhirimet.

Postimi, në rrjetin social Tik –Tok mori një lum komentesh nga fansat ku shpreheshin të lumtur që modelja ndihej më mirë.

Modelja ka vite që vuan nga sëmundje Lyme simptomat e së cilës janë lodhja, problemet e përqëndrimit, problem me kujtesës, vështirësia për të fjetur por dhe depresioni.

Modelja vuan nga kjo sëmundje, bashkë me vëllain e saj dhe të ëmën.

Ky problem shëndetësor renditet si infeksioni më i përhapur në SHBA, pas HIV AIDS dhe kushtëzon jetën e shumë njerëzve.

Klan News

Të ngjashme