Sa herë që personazhet e njohur botërore veshin diçka ndryshe bëhet menjëherë trend. Ndërkohë që po t’i vishnin njerëzit e zakonshëm në rrugë, të gjithë do i shikonin çuditshëm.
E bëmë këtë hyrje sepse pasi të shikoni veshjen e fundit të Bella Hadid, me siguri do e pëlqeni por nuk do të guxonit ta vishnin në rrugë për shkak të 100 syve kureshtarë të njerëzve që do të hasnit.
Gjithsesi Bella Haidid ka guxuar dhe ka veshur në Paris një palë xhinse-fund nga Ksenia Schnaider.
Edhe pse duket e çuditshme si veshje, Bella Hadid e bën kaq trendy sa me siguri vajzat do vrapojnë për të blerë një palë të tilla.