Ben Meir: ShBA i çoi mesazh të qartë Kurtit, kërkon që marrëveshja të nënshkruhet sot

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i politikave në Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka komentuar takimin Kurti-Vuçiq, që është duke u mbajtur në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, Meir ka thënë se fakti që Blinken e ka “injoruar” Kurti në Munih, është mesazh se ShBA-të dëshirojnë që marrëveshja të nënshkruhet sot.

“Fakti që Blinken ‘injoroi’ kryeministrin e Kosovës në Mynih është një mesazh i qartë për Kurtin se administrata amerikane dëshiron që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet më 27 shkurt në Bruksel”, ka shkruar ai.

Të ngjashme