Nicklas Bendtner ka filluar ta mbajë dënimin me burg shtëpiak.
Sulmuesi i famshëm danez gjatë muajit shtator kishte sulmuar një taksist i cili e kishte paditur atë.
E gjykata e Kopenhagës ka marrë vendim që sulmuesin ta dënojë me burg shtëpiak.
Anëtari i skuadrës së famshme norvegjeze Rosenborg ka publikuar një foto nga arresti shtëpiak.
Në këmbën e tij shihet një mjet i vendosur nga Policia daneze për të identifikuar vendndodhjen e tij.
Dënimi pritet ta mbajë sulmuesin danez në banesën e tij në Kopenhagë deri më 20 shkurt.
Kësisoj ai klubit të tij Rosenborg do t’i bashkohet në stërvitje vetëm pas 22 shkurtit.
“Sot disa përfaqësueses të shërbimit korrektues erdhën dhe vendosën këtë gjë në këmbën time”.
“Unë do të jem jashtë fushave për 50 ditë, por do ta apelojë këtë dënim”, ka shkruar Bendtner në Instagram.
Kujtojmë që Bendtner ka luajtur në klube të njohura si Arsenal, Juventus, Wolfsburg, Sunderland e Birmingham.