Nëse iu besoni reklamave në Facebook, ju me siguri mendoni se ka një formulë magjike të fshehur nga njerëzit normalë e cila iu jep ekspertëve sukses të pakufizuar në biznes vetëm duke bërë gjëra të thjeshta për të cilat nuk keni menduar kurrë. Lajme flesh, kjo është një gënjeshtër.
Nuk ka ndonjë sekret të madh të ekspertëve të bizneseve fillestare. Nuk ka asgjë e cila do të shndërrojë në mënyrë magjike idenë tuaj të aplikacionit në një kompani miliarda dollarëshe gjatë natës.
E vërteta prapa ndërtimit të një biznesi miliarda dollarësh është shumë i thjeshtë. Fillon me një ide nga e cila mund të fitoni para. Për të nisur rrugëtimin e ndërtimit të biznesit tuaj, ju keni nevojë për një ide. Nuk po flas për një ide të mrekullueshme për të fituar miliona e cila në mënyrë magjike shfaqet në kokën tuaj. Fatkeqësisht, idetë zakonisht nuk vijnë tek njerëzit papritmas. Aq çmenduri sa duket, ju në fakt duhet të punoni për të gjetur një ide. Dhe si me të gjitha gjërat të cilat kërkojnë punë, mbani në mend se të punuarit me zgjuarsi është më mirë se sa të punoni më shumë.
Pra, si të arrini këtë? Në të njëjtën mënyrë se si punoni me zgjuarsi në gjithçka, përdorni një sistem të dëshmuar.
Kur ndiqni një sistem të dëshmuar, gjërat duket se ndodhin. Kjo sepse një sistem është i dizajnuar në mënyrë specifike për të zgjidhur një problem duke bërë sa më pak punë që është e mundur dhe duke e bërë lehtë të përsëritshme. Sistemi me gjetjen e ideve të mrekullueshme të biznesit nuk është ndryshe.
Për fillim, bëni një listë të 10 problemeve që keni në jetën tuaj në baza të rregullta. Këtu është një shembull.
Kjo më mori tre minuta. Dhe çfarë fitova? 10 ide potenciale në të cilat mund të fokusohem dhe t’i testoj për të parë nëse ka diçka të vërtetë aty. Nëse jo? Nuk ka problem. Kam tre minuta për të shpenzuar.
Magjia këtu është se secili ka probleme. Ndoshta disa njerëz tjerë ndajnë të njëjtat probleme si ju? Është koha të shihni nëse jeni një person me probleme të cilat nuk i ka askush ose nëse i keni të përbashkëta.
Pyesni shokët tuaj, familjen, kolegët, fqinjët, një grup në Facebook dhe gjithkënd tjetër, njerëz të vërtetë me biseda të vërteta. Zbulojeni nëse njerëzit ndajnë problemin tuaj dhe më e rëndësishmja, zbuloni se sa i madh është ai problem.
Kur të përfundoni, hulumtoni për problemin tuaj. Kërkoni në Google, Facebook, Instagram, Reddit dhe gjithkund tjetër. Sa më shumë që shihni dhe dëgjoni për problemin tuaj, aq më shumë ka gjasa që t’a shndërroni në një biznes. Kështu janë planifikuar 99 përqind e aplikacioneve të mëdha.
Para se të shndërroni këtë në një biznes, ju duhet të vlerësoni dy gjëra, se ju mund të zgjidhni problemin dhe se njerëzve iu intereson zgjidhja. Pyetja më e zakonshme këtu është ‘’Çfarë është zgjidhja’’?
Zgjidhja është disi të bëni problemin më pak të keq. Gjeni një mënyrë për t’a bërë më të lehtë. Nëse mund t’a bëni të largohet tërësisht, kjo është një gjë e mrekullueshme! Por nuk ka pse të largohet tërësisht, vetëm më e lehtë për t’u përballur me të. Le të shikojmë disa shembuj të botës së vërtetë:
Problemi: E urrej blerjen e ushqimeve.
Zgjidhja: Të porosis gjërat ushqimore në një aplikacion dhe të kem dikë të mi sjellë ato.
Biznesi: Instacart
Problemi: Unë zgjohem shumë vonë për të shkuar në palestër.
Zgjidhja: Të përdor një alarm i cili më zgjon nëse fle shumë.
Biznesi: Pavlok
Këto janë biznese të jetës së vërtetë të cilat u krijuan nga një problem që një person kishte; të dyja të dëshmuara sepse shumë njerëz ndanin ato probleme. Të dyja janë biznese të cilat e bëjnë problemin më pak të tmerrshëm.
A do të ndërtoni një dyqan? A është një program? Një aplikacion? Apo një pajisje e cila mund të vishet? Për problemin tuaj të zgjedhur, gjeni sa më shumë zgjidhje që mundeni dhe flisni me njerëzit për të. Nëse ata i pëlqejnë zgjidhjet tuaja, ju do të përfitoni shumë.