Mesfushori algjerian Ismael Bennacer do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Milanit, ka shkruar “Gazzetta dello Sport” të dielën.
Bennacer të dielën është zyrtarizuar nga drejtuesit e Empolit te skuadra e Milanit, që për kartonin e tij ka paguar 16 milionë euro dëmshpërblim.
21-vjeçari, me ekipin e ri do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe do të prezantohet gjatë javës së ardhshme.
“Bennacer do të shkëlqej te Milani dhe tifozët do ta adhurojnë. Ai është një mesfushor shumë i talentuar dhe do të ketë sukses te Milani”, ka thënë drejtori sportiv i Empolit, Pietro Accardi.
Bennacer së fundi triumfoi me Algjerinë në “Kupën e Afrikës” dhe u shpall lojtari më i mirë i këtij turneu. Ai te Empoli është transferuar në vitin 2017 nga të rinjtë e Arsenalit.