Ky është momenti kur një vajzë e cila po dhuronte “spektakël”, duke bërë twerk në skenën e një klubi të natës para dhjetëra të pranishmëve, goditet me shqelm në fytyrë nga një person i cili raportohet se ishte i dashuri i saj.
Videoja është filmuar nga një mysafir gjatë një nate plotë muzikë në Pojuca, në pjesën verilindore të Brazilit.
I dashuri i vajzës që shqelmohet në fytyrë kishte humbur durimin dhe ishte bërë xheloz, për faktin se ajo po bënte “twerk” para masës.
Emri i vajzës që e pëson keq nuk është zbuluar, ndërsa të pranishmit mbetën të habitur kur panë veprimin e egër të partnerit që ishte verbuar nga xhelozia, transmeton telegraf. Sipas pronarit të lokalit bëhet fjalë për një çift, ku si pasojë e xhelozisë së tepruar erdhi deri të dhuna e paparë, ndërsa sulmuesi është kapur nga rojet e lokalit që ia dorëzuan policisë.