Bentley Mulliner super luksoz që kushton mbi 1 milion euro

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse Bently si markë është super luksoze, kjo si duket nuk mjafton për Mulliner të cilët kanë prezantuar një model të edicionit të limituar e ekskluziv të cilin do ta lansojnë në fund të këtij viti.

Me çmimin e kërkuar prej 1.3 milionë euro, ky model ende i pa emëruar, do të bëhet vetura e re më e shtrenjtë në botë që mban logon B, transmeton koha.net.

Për shkak të kërkesës së konsumatorëve për të pasur një Bently unik e special, VW Group është duke krijuar këtë model për tu ofruar njerëzve atë që dëshirojnë.

Detajet e veturës tani për tani janë misterioze, por dihet se do të prodhohen vetëm 10 ekzemplarë të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme