El Clásico mes Barcelonës dhe Real Madridit do të jetë krejt me një fytyrë tjetër.
Në këtë përballje s’do të jetë Lionel Messi, derisa Ronald Koeman ka probleme shumë në fazën e sulmit.
Sido që të jetë, për Karim Benzeman, El Clasico nuk ndryshon për asgjë në botë, as ani pse më i miri në histori s’do të jetë më.
“Për mua, është ende e njëjtë. Ende është ndeshja më e mirë për t’u parë. Nuk ka rëndësi se cilët lojtarë janë, cilët janë larguar ose cilët do të vijnë. Real-Barça është historike. Emrat ndryshojnë, por para kësaj ishte Zidane, Ronaldinho, Ronaldo, Eto’o. Real-Barça do të jetë gjithmonë Real-Barça”, u shpreh Karim. /Gazeta Express