Disa mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd kundër politikave të qeverisë dhe fitores së kryeministrit Aleksandar Vuçiq, në zgjedhjet presidenciale.
Për të nëntën herë me radhë, protestuesit mbrëmë u mblodhën para ndërtesës së qeverisë në Beograd, duke mbajtur parulla në të cilat, pos tjerash, shkruante “punëtorët nuk janë skllavë”.
Pjesëmarrësit protestuan kundër fitores së Vuçitit në zgjedhjet presidenciale më 2 prill, duke pretenduar se ka pasur parregullësi të mëdha në fushatë.
Zoti Vuçiq, 46 vjeçar, ka fituar 55% të votave dhe ia doli ta siguroj fitoren në rrethin e parë.
Në këtë mënyrë, kryeministri aktual i Serbisë, tash mund ta kontrolloj në tërsëi parlamentin, ku Partia Progresiste e tij e ka shumicën, dhe procesin qeverisës.
Disa kritikë kanë tërhequr vërejtjen se kjo mund ta çoj Serbinë prapa në autokraci, që simbolizohet nga ish-lideri, Sllobodan Millosheviq, gjatë një dekade sa ishte president.