Nuk janë të vërteta pohimet e shefit të delegacionit të Kosovës në pjesën teknike në Bruksel, Avni Arifi, sipas të cilit vazhdimi i dialogut do të jetë në fund të shkurtit, ka deklaruar ekipi negociator i Beogradit, raporton televizionin publik serb.
“Dialog nuk do të ketë në fund të shkurtit. Jemi gjithnjë në pritje të shikimit në vendngjarjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, thekson ekipi negociator serb.
Ekipi thekson se nuk do të lejojë që Arifi të caktojë datën e dialogut dhe shton se “ai është i ri në dialog” dhe me siguri “nuk di dhe duhet të mësojë” si bëhet caktimi i tij,
Dialogu midis Beogradit e Prishtinës është dashur të vazhdojë më 16 janar, por delegacioni i Beogradit e braktisi atë, meqë atë ditë u vra Oliver Ivanoviqi në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ndërsa, ishte vetë Arifi që për Koha.net çkonfirmoi se në fund të muajit shkurt do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi, por tha se ende nuk është caktuar një datë e saktë.
“Dialogu do të jetë nga fundi i shkurtit por nuk është precizuar ndonjë datë apo pajtim me palën serbe. Përndryshe, nuk ka ndryshim”, tha ai.