Sekretari i Përgjithshëm i kryetarit të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka lavdëruar sot ftesën e Aleksander Vuçiqit për dialog të brendshëm ndër serb për Kosovën.
Ai ka thënë se kryetari është i kënaqur që iniciativa e tij ka pasur jehonë të madhe në opinion dhe se për të flitet gjithnjë e më shumë, transmeton Koha.net.
“Deri më tash janë dëgjuar dy qëndrime, dy lloje mendimesh. Nga ata që përpiqen se na duhet status quo-ja, se duhet ta zgjasim sa më shumë deri tek ata që thonë se Kosovën duhet dhënë shqiptarëve të tërën, dhe se ata kaherë e kanë atë të tërën. As njëri dhe as tjetri qëndrim nuk janë të mirë dhe nuk korrespondon me realitetin”, citon “Blic” i Beogradit të këtë thënë Selakoviq.
Ai ka thënë se gjendja reale e status qosë po shkon drejt zhdukjes së serbëve dhe të Serbisë nga Kosova dhe as qëndrimi i dytë natyrisht se nuk është i pranueshëm.
“Serbia duhet, dhe ky është qëllimi i dialogut të brendshëm, që të sqarojë së pari disa gjëra me veten, që më të mos jetojë në utopi dhe të kuptojë se është reale dhe e mundshme vetëm politika që bashkëpunon me realitetin dhe ajo nuk është as ta ruajmë status quonë e as t’i japim të gjitha, ka thënë ai.
Në pyetjen se a do të jetë dialogu i institucionalizuar, Selakoviq ka thënë se ai nuk do t’ia nisë nga fillimi: “Ai nuk është dialog në të cilin dy, tre ose 20 veta ulen ne tryezën e rrumbullakët dhe vetëm flasin për të. Ai është dialog në të cilin marrin pjesë gjithë opinioni, mediet, bashkësia akademike, OJQ-të dhe presim që ai të zhvillohet në këtë mënyrë.