Një kërcënim në rrjetet sociale ka shtyrë Beogradin zyrtar që të shqyrtojë mundësinë e shërbimit të mbrojtjes së afërt për familjen e politikanit të vrarë në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq.
Mediat beogradase raportojnë se në rast se cenohet siguria e gruas së Ivavnoviqit, Milenës dhe djalit të tyre, Bogdanit, atëherë në mënyrë të bazuar do t’iu jepet mbrojtje nga shteti serb, transmeton Indeksonline
Vlen të theksohet se bashkëshortja ka deklaruar ditë më parë se nuk do të shkojë në protestën e cila në Beograd është paralajmëruar të mbahet më 16 janar, në ditën e vrasjes së Ivanoviqit.
“Unë s’do do të jem aty. Kurrë nuk do të shkoj, pa marrë parasysh kush e organizon. Kjo nuk është mënyra që Oliveri mos të harrohet. Ku janë të gjithë ata njerëz kur ishte i burgosur për tri vjet e gjysmë? Pse atëherë nuk organizonin protesta që ta ndihmonin që të lirohej? Ku kanë qenë viteve të kaluara? Mendoj se kjo është politizim i tragjedisë”, është shprehur ajo.