Beogradi thotë se karateistët e Kosovës arenën sportive deshën ta kthejnë në arenë politike

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 12:29 | Nga

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë përmes një komunikate ka njoftuar se “sportistët nga Kosova e Metohia nuk do të jenë pjesë e garës së Kampionatit Europian të Karatesë që mbahet në Novi Sad”.

Në komunikatë thuhet se “dy grupe personash të cilët në afate të ndryshme mbrëmë dhe sot u përpoqën të hyjnë në territorin e Serbisë” (komunikata ia shton Qendrore, duke dashur kështu të thonë se ajo përfshin dhe në Kosovën – sqarim ynë) “ në kundërshtim me marrëveshjen janë kthyer pas nga pikëkalimi administrativ”, transmeton Koha.net.

“Me gjithë paralajmërimin preciz të organizatorit për mënyrën e pjesëmarrjes dhe të prezantimit të sportistëve nga KeM ekskluzivisht me status neutral, një pjesë e vogël e delegacionit nga KeM mbrëmë rreth orës 23 u shfaq në pikëkalimin administrativ Merdar me simbole të shtetit të rremë ‘Kosovo’, pa dyshim me qëllim që të shkaktojnë provokim në këtë garë”, thekson komunikata e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Pas kësaj, sot në mëngjes edhe një herë pjesa më e madhe e delegacionit nga krahina jonë jugore u përpoq të fusë gjësende dhe pajimet me simbolet e ‘Kosovës’ së vetëshpallur”, thuhet në vazhdim të kumtesës.

ë të dy delegacionet janë kthyer prapa dhe kështu, duke zbatuar me konsekuencë Marrëveshjen mbi vizitat zyrtare, u pengua përpjekja e përfaqësuesve të Prishtinës që arenën e karatesë ta kthejnë në arenë politike”, citon Koha.net komunikatën nga Serbia.

për Kosovën njofton opinionin se pala e Prishtinës nuk ka bërë kërkesë me kohë dhe sipas mënyrës së paraparë me Marrëveshjen për vizitat zyrtare për ardhje dhe pjesëmarrje të delegacionit, por me një vonesë prej tre ditësh.

Në kumtesë thuhet edhe se përfaqësuesit e karateistëve nga Kosova dje nuk ishin shfaqur në mbledhjen e caktuar më herët me kryetarin e Federatës Europiane të Karatesë, në të cilën është dashur të të merren vesh dhe të qartësohen hollësitë për mënyrën e pjesëmarrjes dhe të prezantimit të sportistëve nga krahina jonë jugore në Kampionatin Europian në Novi Sad, gjë që flet mjaftueshëm se sportin edhe këso here e kanë në plan të dytë.

Theksojmë se ekskluzivisht me qëllim të mbrojtjes së frymës sportive të garës dhe të sigurisë së pjesëmarrësve dhe të qytetarëve, delegacionet nga Kosova e Metohija janë kthyer nga pikëkalimi administrativ. Organet kompetente janë në gatishmëri për raste eventuale provokimesh të reja”, thekson komunikata e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme