Beqa: Bëjmë koalicion vetëm me partitë që s’na prishin me ndërkombëtarët

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se partia e tij do të bëjë koalicion vetëm me partitë që nuk i prishin marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Në një intervistë për lajmi.net, Beqa ka thënë PDK ka koalicion parazgjedhor me qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ne nuk kemi vija të kuqe, pas zgjedhje do i shikojmë ofertat, partner i mundshëm munden me qenë subjektet politike të cilat i kanë programet e ngjashme me PDK-në dhe ato që mbështesin kauzën kundër korrupsionit e krimit, në koalicionin e ardhshëm nuk mund të ketë persona me aktakuza”, ka  deklaruar Beqa.

Sipas tij, Qeveria Veseli do të jetë kthesa më e mirë që ju ka bërë vendit pas lirisë së Kosovës.

“Ne bëhemi partner me gjithë ato subjekte që nuk janë të interesuara të na prishin me miqtë ndërkombëtar. PDK do të jetë bindshëm parti fituese në zgjedhje, çdo ditë jemi në komunikim me qytetarin, është një mbështetje e madhe  për PDK-në dhe Veselin”.

Të ngjashme