Beqa për zv.kryeshefin e KEK-ut: Edhe ky i ngrati i kishte dy vepra penale

????????????????????????????????????
Prishtinë | 26 Pri 2023 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, gjatë seancës së sotme të kuvendit, ka thënë se standardi që po e krijon partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është i papranueshëm.

Ai tha se nuk mundet një kryeministër apo deputetët e pushtetit ta qortojnë prokurorinë pse po e lufton korrupsionin e pse po i fut hajnat në burg.

“Është shumë e rrezikshme kur i shoh deputetët nga mazhoranca duke bërë thirrje: ‘Lliri për shkelësit e ligjit’. S’di ku na çon kjo rrugë që ju sot e keni filluar”, është shprehur Beqa.

Ndërsa, për sa i përket emërimit të Përparim Kabashit si ushtrues detyre i zëvendëskryeshefit të KEK-ut, Beqa tha se edhe ai i ka dy vepra penale.

“Hyn Nagipi në burg, tash bëhet një ushtrues detyre i cili i ngrati edhe ai i kishte dy vepra penale. Ishte duke u hetuar për thëngjill. Në vitin 2021 e kishte bërë një kontratë në vlerë 1.6 milionë euro, e cila ka qenë 50 për qind nën çmimin e tregut. KEK-u në atë kohë i ka shitë ‘Kosova Thëngjillit’ me çmim në bursë 15 euro tonin, e ju ia keni shitur 8 euro tonin”, tha Beqa.

Të ngjashme