Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka folur në lidhje me debatet dhe temat që janë ballafaquar qytetarët përgjatë gjithë vitit.
Beqa thotë se një pjesë e pozitës kanë nevojë të shkojnë të psikologu, sipas tij, nuk është diçka e keqe.
“Realisht gjatë debateve që i kemi bërë dhe temave, problemeve sfidave që janë ballafaquar qytetarët gjatë këtij viti, unë konsideroj se pushteti duhet me qenë më vigjilent më funksional dhe më kanë i matur në veprimet që bënë. Edhe pse e kemi psikiatrin këtu, një pjesë kanë nevojë për me shku te psikologu, nuk është diçka e keqe, unë e mendoj pozitive”, ka thënë Beqa në edicionin festiv të Info Magazine.