Beqa: Rinia është prioriteti kryesor i planit të Rimëkëmbjes së PDK-së

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, rinia është pasuria dhe ardhmëria e shtetit, dhe zhvillimi i duhur i saj konsiderohet prioritet i kryesor i planit të Rimëkëmbjes së Partisë Demokratike të Kosovës.

Tutje, Beqa tha se nga rinia kanë marr përkrahje të madhe.

Më poshtë, statusi i plotë i tij:

Rinia është pasuria dhe ardhmëria e shtetit tonë

Rinia është pasuria dhe ardhmëria e shtetit tonë, dhe zhvillimi i duhur i saj konsiderohet prioritet i kryesor i planit të Rimëkëmbjes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Me Prof.Dr Enver Hoxhaj kryeministër rinia do të ketë infrastrukturë dhe norma ligjore, që janë në interesin e tyre dhe që përkojnë me standardet demokratike. Rinia e Gjakovës historikisht iu ka prirë proceseve të ndryshimit, një gjë e tillë po ndodh edhe sot. Përkrahja kaq e madhe e tyre tregon se pas pak ditësh na pret fitorja e madhe e Partisë Demokratike të Kosovës

Faleminderit!

#PDK134

#HajdarBeqa28

https://www.facebook.com/watch/?v=2811317545748033

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme