Beqa shkon për ngushëllime te familjet e tre fëmijëve që vdiqën dje tragjikisht

Prishtinë | 02 Shk 2025 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, ka qëndruar pranë familjeve të tre djemve të Jabllanicës së Dushkajes për t’u shprehur ngushëllime, raporton Ekonomia Online.

“Dhimbja që këto familje po përjetojnë është e papërshkrueshme dhe ne qëndrojmë pranë tyre, me zemër dhe me shpirt, në çdo moment të kësaj periudhe të vështirë. Në këto momente të errëta, solidariteti dhe forca jonë janë më të rëndësishme se kurrë.Zoti ju dhashtë forcë!”, shkruan Beqa.

Të ngjashme