Beqa u bën thirrje mërgimtarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën votës.

Postimi i plotë:

Shumë të dashur bashkatdhetarë

Vota juaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14  shkurtit është shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike të Kosovës, por edhe për mua si kandidat me numër 28 në listën e kësaj partie.

Ju që për arsye të ndryshme kësaj radhe nuk mund të vini dhe të votoni në vendlindje, ju duhet ta realizoni të drejtës e votës, përmes postës. Shfrytëzojeni këtë të drejtë. Mos lejoni që dikush tjetër të votoj në emër tuajin. Paraprakisht faleminderit për mbështetje

Hapat që duhet ndjekur:

1. Shkarkojeni formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës  ( https://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/ )

Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

• Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

• Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës

Votimi Përmes Postës

Posta nr. 6, Kutia Postare 351

10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen!

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1884541551710346&id=219147484916436

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme