Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë, Hajdar Beqa, ka folur për Ekonomia Online pas dështimit të intervistimit të Kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.
Ai tha se deputetët e opozitës kanë luajtur avokatin e kryeshefit duke mos e lënë të përgjigjet në pyetje.
Beqa tha se Krasniqi nuk i’u është përgjigjur pyetjeve të tyre dhe e ka lëshuar mbledhjen, por thotë që po ndihet keq që situata u ka dalë nga kontrolli.
“Me vjen keq si Komision na doli situata nga kontrolli”, tha ai.
“Anëtarët e Komisionit ata nga mazhoranca u munduan ta bëjnë avokatin e zotit Krasniqi i cili është kryeshef aktual i KEK që të mos përgjigjet ne disa pyetje si për shembull, pse nuk është në funksion në gjenerim blloku A5, i cili diku 140 megavat energji elektrike në ditë mund të gjenerojnë dhe të jenë në shërbim të qytetarëve, që i bëjnë nëse e kthejmë në vlerë ekonomike është një vlerë shumë e madhe sepse një megavat energji sot blihet deri 1 000 euro. Të njëjtën kohë ishin edhe pyetje të tjera”, tha ai.
Beqa tha se kryeshefi i KEK-ut nuk është përgjigjur as në pyetje se pse blloku B2 prodhon 60 megavat energji më pak.
“Ne nuk e pamë as përgjigjen e Krasniqit edhe tek pyetja se pse sot gjenerohen te blloku B2 60 megavat më pak energji elektrike. Pe ngarkojmë me qindra miliona me kosto për blerjen e energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës në mungesë vizionit aktuat të menaxhmentit të KEK-ut” tha ai.
Kryesusi i këtij komisioni tha se kanë vendosu që sot në ora 15 ta ftojnë Nagip Krasniqi përsëri në Komision, sipas tij nëse ai nuk vjen të hënën do të ftohet me Polici.
“E ftuam zotri Krasniqin që në ora 15:00 të jetë pjesë e Komisionit Hetimor, ai ka të drejt që mos të flasë, të kërkoj avokat por nuk ka të drejtë të mos i përgjigjet komisioni. Nëse ai nuk vjen në ora 15:00 për t’u përgjigjur, të hënën do të ftohet në baze të kodit të procedurës penale në shoqërim të policisë së Kosovës”.