Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, në rezidencën e tij në Prishtinë, ka pritur në takim komunitetin e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim është diskutuar për industrinë e Inovacionit në Kosovë, përkatësisht sektorin e Teknologjisë Informative (TI).
Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, tha se Kosova nuk duhet të jetë vetëm konsumuese e teknologjisë, por duhet të jetë prodhuese. Diplomati norvegjez premtoi se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në këtë drejtim.
“Të gjithë ne kemi një mision për ta sjellim Kosovën në ligën më të lartë. TI nuk është vetëm një sektor, duke përbërë rreth 5 për qind të mesatares evropiane, por, është gjithashtu një teknologji tërthore dhe siguron 50 për qind të rritjes së produktivitetit”.
“Asnjë shtet nordik (Norvegjia, Suedia, Finlanda) nuk është në krye të Indeksit Botëror të Zhvillimit të TI-së. Unë shpresoj se mund të jap një frymëzim atyre që ta përkrahin”.
“Kosova duhet të jetë vetëm një konsumues i teknologjisë, por edhe një ofrues i teknologjisë”.
Besim Beqaj, ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka falënderuar Ambasadën Norvegjeze që ka ndihmuar me rreth 10 milionë euro këtë sektor.
Ai tha se ministria që drejton ka krijimin e një platforme institucionale për inovacion dhe ndërmarrësi.
“Unë falënderoj komunitetin dhe Ambasadën Norvegjeze e cila ka dhënë një kontribut të madh financiar. Jemi këtu me ftesë të tyre, por falënderimi shkon nga institucionet tona për përkrahje. Ne kemi një ministri e cila ka pasur për synim krijimin e një platforme institucionale, një infrastrukturë financiare, e cila mundëson që çështjen e trajtimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë”.
Ai tha se synimi është që lidhet teknologjia informative me pjesën e biznesit. Ajo çka është e rëndësishme, sipas meje, është të angazhohemi për edukim, e cila ka nevojë të ristrukturohet në mënyrë që t’i përgatisim gjeneratat e reja për të hyrë në tregun ndërkombëtar të teknologjisë informative dhe të inovacionit”.
“Që nga fillimi deri më tani ambasada ka kontribuar rreth 10 milionë euro. Ka qenë ndër të parat që e ka përkrahur këtë sektor dhe partner është Bashkimi Evropian”.
Uranik Begu, drejtor i Inovation Center Kosova (ICK), tha se sektori i teknologjisë ka shënuar rritje falë donatorëve, po edhe falë punës së vazhdueshme të vendësve.
“Kjo do të na shërbejë neve si komunitet si një rast i mirë që ta promovojnë ndërmarrësinë në vend. Sektori i teknologjisë ka rritje. Sigurisht ky bashkëpunim i donatorëve na bënë që ne si komunitet duhet të vazhdojmë pa i minimizuar rolet tona i cili është mjaft i rrezikshëm”.
“Ambasada e Norvegjisë është donatori i parë që ka ndihmuar në themelimin e ICK-së. Por falë bashkëpunimit edhe me ambasada dhe donatorë të tjerë, ICK tash është një platformë e cila ndërlidhë me vete donatorë ndërmjet vete”, u shpreh Begu, për Ekonomia Online.