Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është kampion sa i përket angazhimit të grave në këtë dikaster. Kështu është shprehur kreu i kësaj ministrie, Besim Beqaj. Ai shtoi se Kosova po lëvizë shpejtë drejt fushës së inovacionit, ndërsa angazhimi i grave në këtë fushë kërkon kohë dhe një legjislacion të duhur, raporton Ekonomia Online.
Në punëtorinë “Vajzat në inovacion për ndryshim” me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas, të organizuar nga fondacioni IPKO, UN Ëomen, UNICEF, UNKT, Agjencia për Barazi Gjinore dhe SIDA, kreu i Inovacionit, u shpreh i gatshëm të arrihet një ndryshim në fushën e inovacionit, me angazhimin sa më të madh të vajzave.
“Ministria e i ovacionit dhe ndërmarrësisë besojë se është kampionë pasi ka më shumë të punësuar femra se djem. Realisht jo pa asnjë substancë. Është vendim shkencorë që gratë dhe vajzat janë. Ne jemi duke punuar fuqishëm që aspektin e legjislacionit ta vëmë në vend it ta shikojmë mjaftueshëm. Nuk është mungesa tek ligjet po duhet shumë më shumë të fuqizohet. Roli gruas nuk duhet të bëhet në bazë të ligjeve. Kosova po lëviz shpejtë drejtë fushës së inovacion dhe këtu jemi kampion në nivel rajonal. Kosova është vend që është duke kaluar në ndërrimin e mendësisë së saj në ekonomi moderne ekonomi e cila në mënyrë substanciale do ta ndërroj drejtë ekonomisë moderne”, tha Beqaj.
Shefja ekzekutive për barazi gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, tha se 8 Marsi, nuk është festë e luleve por duhet krijuar vlerë garuese për të arritur deri në barazimin mes dy gjinive.
“8 marsi s’është ditë festive me lule por tregon sakrificën e grave në mbarë botën. Liria e gruas është fituar atëherë kur Ju kontribuoni në të ardhmen. E vendit tonë në realizim e ëndrrës tuaj ju realizoni të drejtat tuaj kur flasim për punën. Shkollimi edukimi krijon individë të ri dhe progresivë. Vëmendje parësore edukimit cilësor dhe kjo nuk barët vetëm nga programet shkollore. Është koha të krijomë mendësi të re për krijimin e vlerave duke promovuar te vajzat frymën garuese”, tha Gusia, raporton EO.
Ndërsa për shefen e UNDP-së në Kosovë, Ulirika Richardson, edhe pse kanë kaluar 100 vjet, ka akoma shumë punë për të bërë për barazinë.
“Është kënaqësi të jem këtu. Jam këtu meqenëse është dita ndërkombëtare e grave dita ndërkombëtare e gjinisë më të bukur. Dhe në kombet e bashkuara kemi institucionalizuar këtë ditë më 1065. Të mendosh që janë 100 vite dhe të shohim që në akoma luftojmë për barazi edhe të shohim së jemi akoma larg. Vet fakti që ne synojmë barazinë ka akoma shumë punë. Jemi larg për të pasur një botë të barabartë. Jam e bindur që edhe në shkolla vajzat nuk gëzojnë të njëjtën hapësirë Një nga e treta e grave ka përjetuar dhunë në baza gjinore. Vendi ku vi unë Suedia edhe pse njihet si vendi i inovacionit burrat zotërojnë dyfishin e pronësisë. Dhe në Kosovë besojë se ky numër do të jetë akoma më i madh”, u shpreh Richardson.
Abetare Gojanj nga Fondacioni Ipko, tha se kjo kompani ka ndihmuar në avancimin e grave në punë.
“Progresi i grave është në rritje të vazhdueshme të gjithë jemi të vetëdijshëm që emancipimi është bërë i mundshëm fal ndihmave nga gjithë bota. Ipko gjithmonë ka besuar në fuqizimin e grave dhe ne besojmë se kur gratë fuqizohen, fuqizohet edhe shteti. Përmes programeve si avancimi i grave në teknologji në projektin të fundit ndërlidhja me sektorin privat në gjeneratën e parë në teknologji kanë qenë 70 % vajza. Çdo vajzë dhe grua duhet të ketë kurajë për të luftuar për të drejtën e tyre”, tha Gojani.