Beqaj në vizitë zyrtare në Slloveni

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, më 11 dhe 12 dhjetor do të qëndrojë në Slloveni në kuadër të një vizite zyrtare. Gjatë kësaj vizite ministri Beqaj do të këtë takime të rëndësishmë me përfaqësues të shtetit slloven të fushës së inovacionit dhe ekonomisë.

Beqaj do të takojë Ministrin e Administratës Publike të Sllovenisë, Rudi Medvev, Drejtorin e Lubjana Tech Park, Hegler Jožka dhe Drejtoreshën Gjenerale të Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Sllovenisë, Sonja Smuc.

Ministri Beqaj dhe ministri slloven Medvev do të nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të administratës shtetërore dhe ekonomisë, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, qasjen e përbashkët në tregjet e treta dhe asistencë profesionale teknike për përfitim nga programet e financimit të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme