Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se ka pritur në takim shefen e Misionit të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Anne Doster.
Statusi i plotë i ministrit:
“Pata kënaqësinë te pres në një takim miqësor Shefen e Misionit të Dukatit të Madh të Luksemburgut znj. Anne Doster. Bashkëpunimi me shtetin e Luksemburgut do të intensifikohet në vazhdim, veçanërisht në arsimin profesional të fokusuar në TIK. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do te jetë përherë e gatshme të jetë partner me miqtë tanë ndërkombëtar”.