Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se produktet inovative në fushën e teknologjisë informative janë potencial i madh.
Sipas një postimi në Facebook, Beqaj ka bërë të ditur se shumë vende pune po krijohen nga ky sektor.
“Në Kosovë po realizohen projekte konkurruese me vendet më të zhvilluara në Evropë. Produktet kreative dhe inovative të #CREA-KO në fushën e teknologjisë informative janë potencial i madh për tregjet ndërkombëtare. Shumë vende të punës po krijohen nga ky sektor dhe mbështetja e Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nuk do të mungojë për ekonominë digjitale”, ka shkruar Beqaj.