Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar kompaninë “Kuraja Print”. Këtë e bëri të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, ku tha se marketingu digjital në Kosovë po zhvillohet shumë shpejtë.
Postimi i Beqajt:
Marketingu digjital në Kosovë po zhvillohet shumë shpejtë. Vizitova KURAJA, një nga shumë kompanitë kosovare që po eksportojnë shërbime dhe produkte të marketingut digjital në tregjet evropiane. Pashë nga afër makineritë me teknologjinë më të avancuara, që i bëjnë produktet inovative. Biseduam për transformimin digjital dhe rolin që e kanë akterët e gjithë këtij cikli. #digitaleconomy #digitalmarketing