Beqë Cufaj ambasador i ri i Kosovës në Gjermani

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 17:20 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar Beqë Cufajn ambasador rezident në Republikën Federale të Gjermanisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit të presidentit Thaçi”m thuhet në vendimin e Zyrës së Presidentit, transmeton Indeksonline.

Cufaj është shkrimtar dhe gazetar. Ai ka lindur më 3 dhjetor 1970 në Deçan. Ka studiuar gjuhën dhe letërsinë në Prishtinë. Jeton në Shtutgart dhe aktualisht është një gazetar “freelancer”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme