Beqiri: LDK-ja nuk e voton buxhetin, PSD-ja po bën pazare

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 18:41 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të shtunën është paraparë të votohet draft-buxheti për vitin 2019. Por për këtë projektligj nuk është marrë pëlqimi i gjitha partive. Lidhja Demokratike e Kosovës, është e vendosur, që nuk do ta votoj buxhetin, pasi sipas tyre, ka shumë mangësi.

Këtë e konfirmon për Ekonomia Online, sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, njëditë para seancës.

“Ky koalicion qeverisës ka shumë të meta, në zhvillimet e ditëve të fundit shpërfaqin atë që e kemi thënë vazhdimisht se është një koalicion jashtëzakonisht i dëmshëm por mbi të gjitha edhe i pamundësive për me i kry punët siç duhet. Ata po bëjnë të kundërtën kjo lidhet me buxhetin dhe ligjin për pagat dhe shumë probleme tjera që i kemi aktualisht, këta me këtë buxhet e kanë rehatuar nëse mund të themi ato interesat e tyre komunale, partiake e politike, nuk është buxhet i cili siguron ose pritshmëritë tona dhe gjithë qytetarëve mund të realizohen përmes këtij buxheti, shpërndarja e tij nuk është e mirë e adekuate, sidoqoftë a do ta votjnë apo do kenë vota nesër, kjo nëse varet nga ne LDK dhe partisë tjetër opozitare VV sigurisht nuk do të i kenë votat”, tha ai.

Beqiri tha se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e të këqijave që mund t’i shkaktohet vendit me votimin e buxhetit.

Deputeti i LDK-së, shton se po të mos ishte Partia Social Demokrate, Qeveria do të ishte rrëzuar, sepse nuk i ka votat. Sipas tij, nëse kalohet buxheti, votohet me ndihmën e PSD-së.

“Tash a do të votoj PSD-ja apo jo i kanë vënë disa kushte që është punë e tyre, a i kanë realizuar apo jo ditëve në vijim duhet me i thënë se u kanë plotësuar, por po të mos ishte PSD-ja qeveria nesër do ishte dashur me u rrëzuar sepse nuk i ka votat, nuk kanë asnjë partner të koalicionit si Lista Serbe dhe nuk do kishte si të kalohej kjo situatë, nëse nesër votohet buxheti është e qartë se votohet me ndihmën e PSD-së dhe nesër do jemi në seancë dhe do shihet për ditët në vijim dhe votimi i buxhetit nuk ndryshon diçka në kuptimin e përmirësimit të qeverisjes së këtij koalicioni kështu që nesër si LDK nuk do ta përkrahim dhe nuk do ta votojmë këtë buxhet”, tha Beqiri.

Ai shtoi se kërkesat e PSD-së janë një lloj pazari edhe pse këta të fundit nuk e pranojnë se janë pjesë e koalicionit, mirëpo sipas tij, kjo parti po bashkëpunon me qeverinë e tanishme.

“Kjo është një farë pazari sepse vetë fakti që vë disa kushte ato janë në marrëveshje me këta që janë në koalicion kështu nëse ti ua vë kushtet të realizohen kjo i bie që jeni marrë vesh sepse në rrethana tjera nuk do votohej dhe nuk do të ishin kushtet”, tha ai.

“PSD nëse kanë ndërmend me vazhduar këtë keqqeverisje këta i bëjnë marrëveshjet natën, në një mënyrë kanë bërë një pjesë të marrëveshjes sepse Ahmeti u bë pjesë e ekipit dialogues që unë mendoj se punën kryesore që ish dashur me pas po të isha unë do ta bëja vetëm atë me udhëheq Prishtinën dhe nuk mundesh me qenë paradite kryetar e pasdite anëtar i delegacionit”, shtoi ai.

Beqiri tha se qeveritarët po bëjnë lojëra me buxhetin e Kosovës, ku për tre javë nxënësit dhe punëtorët e arsimit humbën mësim dhe tani u bë i mundur plotësimi i kërkesave të tyre, ai tha se qeveritarët punët po i kryejnë natën.

“Ka zhvillime të shpejta sa që janë mësuar me i kryer natën punët, siç i bënë disa veprime, deri dje e pamundur me ua plotësuar SBAShK-ut kërkesat e tash qenka e mundshme jo tërësisht siç i kanë kërkuar ata por diçka kishin ofruar që ne nuk kemi infomata por vetëm ato që shihen në media, dmth si është e mundur me lu me buxhetin ose me bë lojëra me një armatë të tërë mësimdhënës e shumë kategori tjera që po bëjnë greva e protestojnë që janë numër i madh”, tha ai.

Sekretari i LDK-së thotë se kjo parti është e përcaktuar si opozitë, sipas tij, ata që thonë i kanë votat atëherë le ti bëjnë ato. Në të kundërtën, sipas tij, duhet me dhënë dorëheqje.

“Është absurde me kërkuar nga opozita me të përkrah për diçka që nuk është e bindur por që është e bindur që është e dëmshme për vendin dhe votimi i buxhetit nga ana jonë do ishte votim i votëbesimit për qeverinë do ia kishim zgjatë mandatin dhe kjo do të ishte qesharake nuk bëhet kjo punë, jo për inat por për shkak të problemeve që i thamë që janë një mori probleme sa i kanë të qeverisjes”, tha Beqiri.

Të ngjashme