Beqiri: Pasi të zgjedhet kryetari do të shkojmë në takim me Kurtin

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 11:39 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë për Ekonomia Online se pas zgjedhjes së kryetari të ri të kësaj partie, do të shkojnë në takimin e thirrur nga lideri i Vetëvendosjës Albin Kurti, për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit dhe formimit të institucioneve.

” Kanë qenë katër kandidat dhe para medieve zotëri Quni është tërhequr dhe në Kuvend janë prezantuar tri kandidatura. Ndërkaq ishte propozuar edhe për zotëri Abrashin mirëpo nuk e pranoj kandidaturën kështu që është procedua konform statusin dhe të trija kandidaturat janë votuar që të gjitha. Vet vullneti i delegatëve secili i ka përparësitë por për ne është e rëndësishme LDK ta ketë kryetarin. Rezultati do të jetë që obligon secilin që zgjedhet ta kthej LDK-në fuqishëm. Unë besoj që kryetari i ri do të marrë vendim dhe s’ka arsye për të mos shkuar në takim te zotëri Kurti”, tha ai.

Po ashtu, Beqiri ka thënë se kryetari i ardhshëm i LDK-së e ka thënë qëndrimin e tyre në mënyrë që të mos jemi pengesë për krijimin e institucioneve.

Ndryshe, LDK-ja është duke mbajtur Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri. Kandidatë janë: Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, dhe Besian Mustafa.

Të ngjashme