Sulmuesi i Sassuolo-s, Domenico Berardi, e ka pranuar që është ëndërr e tij që një ditë të luajë për Liverpool-in,
Përfaqësuesi i Italisë i cili ka shënaur 56 gola në 186 paraqitje në të gjitha garat për Zi e Gjelbrit, ka ngjallur interesimin e plot skuadrave evropiane me nam.
“Nëse arrin një ofertë, qoftë nga Milani apo ndonjë klub tjetër, do ta vlerësoj atë me klubin”, ka thënë ai për Gazetta dello Sport.
“Dhe nëse e dëgjoj që është propozimi i duhur, këtë herë do t’i them Sassuolo-s: Do ta pranoj”.
“Po të më jepej mundësia të zgjedhja, do të luaja te Liverpool”.