Berat Gjimshiti është titullar për Atalantën në UEFA Champions League kundër Real Madridit.
Ai luajti edhe në ndeshjen e parë në Itali.
Pavarësisht humbjes 0-1 në shtëpi, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bëri paraqitje pozitive dhe do të tentojë edhe sonte të ndihmojë të tijtë për të shkaktuar befasinë në “Alfredo di Stefano”, raporton Gazeta Express.
Gian Piero Gasperini do të luajë me formacion ofensive dhe 4 mesfushorë; 3-4-2-1.
Ndeshja starton nga ora 21:00.