Berat Rukiqi reagon ndaj deklaratës së Hekuran Muratit: “Inflacioni nuk është rritje e fuqisë blerëse”

Prishtinë | 02 Gus 2025 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Hekuran Murati, i cili për të ilustruar rritjen e fuqisë blerëse, kishte përdorur shembullin e kafes.

Rukiqi ka kritikuar këtë krahasim, duke theksuar se kafja nuk është produkt i domosdoshëm dhe nuk reflekton realisht gjendjen ekonomike të qytetarëve.

“Me këtë logjikë, a i bie që tash në vend të 100 bukëve po blejmë veç 50? Apo në vend të 100 litrave qumësht, po blejmë vetëm 50 – domethënë po ushqehemi më pak dhe nuk po i ushqejmë mjaftueshëm fëmijët?”, ka shkruar Rukiqi.

Ai shtoi se rritja e qarkullimit të bizneseve në katër vitet e fundit nuk është tregues i mirëqenies, por pasojë e drejtpërdrejtë e inflacionit.

Të ngjashme