Shoferi i një makine bëri aksident, pasi humbi kontrollin e mjetit, për shkak të një gjinkalle.
Mësohet se gjinkalla hyri brenda në makinë nga xhami i hapur, duke bezdisur dhe shqetësuar shoferin, i cili humbi kontrollin dhe bëri aksident.
Për fat të mirë, shoferi mori lëndime të lehta, por makina është dëmtuar, siç duket edhe në video.
Ngjarja ka ndodhur në SHBA, në Cincinnati, raporton Washington Post.
Si rrjedhojë, policia vendase shtoi rrezikun e gjinkallave në listën e shkaqeve të mundshme të aksidenteve rrugore.