Komuna e Gjilanit, sot gjatë ditës u ka bërë thirrje banorëve të komunës që të përmbahen nga daljet e panevojshme për t’ju lënë më shumë hapësirë mërgimtarëve që ndodhen në pushime.
Pas këtij njoftimi, komuna ka dalë sërish me një sqarim në faqen e tyre zyrtare, ku thuhet se njoftimi ka qenë në frymën e asaj që qytetarët të tregojnë më shumë kujdes për vetën e edhe për mërgimtarët.
Ndërsa krejt në fund të njoftimit, komuna u drejtohet qytetarëve duke u thënë “dilni sa të doni, duke respektuar masat në fuqi”.
Njoftimi i plotë:
A keni dalë sot a jo?
Sa për sqarim, informata e sotme ka qenë citim nga mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në frymën e asaj që të kemi më shumë kujdes për veten dhe sidomos për mërgimtarët, duke ditur kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për ne dhe meqë, përveç tjerash, rreziku nga pandemia nuk ka kaluar.
Përndryshe, dilni sa të doni. Natyrisht, duke respektuar masat në fuqi.