Berisha: Albini me ushtarët e Facebook-ut le të shkojnë në veri, atje ku po respektohet gjendja e jashtëzakonshme e Serbisë

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ka përmendur respektimin e gjendjes së jashtëzakonshme që po bëhet në veri të vendit. Sipas tij, kjo gjendje është përgjegjësi e kryeministrit Albin Kurti.

Ai madje u ka bërë thirrje edhe “ushtarëve të Facebook-ut” që bashkë me Kurtin “t’i ndjekin serbët deri në Nish”.

Lexoni më poshtë postimin e tij:

Albin kryeministri ?

Serbët kanë shpallë gjendje të jashtëzakonshme në veri ! Me ligj të Serbisë, edhe ishin t’u kqyr me dylbi.

Merri ushtrinë e facebookut e shkoni njekni deri në Nish, rrnoftë bashkimi kombëtar 🇦🇱🥇

Me Kryeministrin .

Të ngjashme