Bekë Berisha, kandidat për deputet nga Aleanca, në një postim në rrjetin e tij social facebook ka bërë të ditur kërkesat që duhet të plotësohen nga Qeveria e ardhshme, që Shërbimi Korrektues i Kosovës momentalisht kërkon nga Kryeministri në detyrë që të përfshihen në kompensimin e shtesës sipas ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.
Ai tha se disa nga kërkesat tjera që duhet të plotësohen nga Qeveria e ardhshme janë:- Sh.K.K të mos trajtohet si staf civil por si staf i uniformuar me ligj të veçantë,- Ngritje e koeficientit të pagës (Njëjtë me Policinë),- Stazhi i benificuar , pensionimi të parashihet në moshën 55 vjeqare,- Plotësim i kushteve për pune: uniforma me kualitet të mirë, pajisje të sigurisë etj.