Berisha: Demonstrimet e Serbisë në veri s’na trembin, Qeveria mos të bie pre e provokimeve

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 10:16 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për medie tha se demonstrimet në veri nga forcat serbe nuk e trembin askënd në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Berisha duke folur për situatën në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit për targa me Serbinë, shtoi se Policia e Kosovës në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë është duke e zbatuar ligjin.

Deputeti i AAK-së, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos bie pre e provokimeve të serbëve në veri.

“Demonstrimet nga forcat serbe nuk e trembin asnjë kosovarë. Kjo Qeveri nuk duhet të bie pre e provokimeve serbe, por të jetë e vendosur dhe e përkushtuar për sigurinë e saj”.

Sipas tij, gjendja e sigurisë në vend është në kontroll të plotë nga institucionet e sigurisë, raporton EO.

“Këto praktika janë të njohura për neve, por ne jemi të vendosur që të zbatojmë rendin dhe ligjin”, përfundoi ai.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/siguri/ushtaret-e-fsk-se-ne-sherbime-jashte-vendit-hartohet-ligj-i-vecante/

Të ngjashme