Berisha: Disa futbollistë po bëjnë lojëra me kombëtaren

Prishtinë | 12 Nën 2023 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i tifo grupit ‘Dardanët’ Lulzim Berisha ka folur para ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit.

Kosova do të jetë pa disa futbollistë të rëndësishë, si Amir Rrahmani e Edon Zhegrova, të cilët sipas FFK-së nuk janë lejuar të vijnë nga skuadrat e tyre ku luajnë, shkruan IndeksOnline.

Berisha ka qënë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV, ku tha se ka pritur rezultate më të mira nga Kosova në këto kualifikime dhe se ka disa futbollistë të cilët po bëjnë lojëra.

”Normal që kërkojmë rezultate, normalisht na duhet me kërku llogari mirpo 2024 duhet me na gjet ma mirë të organizum, sepse po e shohim edhe vet se disa lojtarë po bëjnë edhe pak lojëra, nuk e di pse”, tha Berisha.

Të ngjashme