Kandidati për deputet nga AAK-ja ka mbajtur takim me disa të rinj në Prishtinë.
Ai ka thënë se diskutuan për prioritet e tyre. Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të punojnë që rinia ta ketë të garantuar punësimin.
Postimi i plotë i tij:
Rinia jonë, më e mira e botës!
Sot, në Prishtinë, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme znj. Meliza Haradinaj takuam një numër të madh te të rinjëve, gjatë këtij takimi diskutuam për fushat specifike të cilat janë prioritare dhe kërkohen në tregun e punës, e të cilat janë të detajizuara në planin tonë të veprimit pë rininë dhe ringjalljen ekonomike. Së bashku u zotuam se AAK do të punojë intenzivisht qe rinia jonë pas diplomimit ta ketë të garantuar vendin e punës.