Ish-komandanti në Betejën e Koshares, Hisen Berisha, ka thënë në T7 se duhet të kalojë Ligji i Luftës që të mbrohen vlerat e UÇK’së dhe askush mos të ketë mundësi t’i cenojë ato.
Ai thotë se nuk dëshiron të besojë që presidentja Vjosa Osmani ka ndonjë armiqësi me UÇK-në.
“Të them të drejtën edhe vet shikova atë ditë se a kam shkruar për UÇK-në kur e kujtova 9 prillin. E kisha shkruar. ‘Lavdi dëshmorëve të UÇK-së, që ranë për liri’. Por shikova figura tjera kombëtare dhe e pashë se nuk e kishin cekur. Pa qëllim sigurisht. Ka raste kur në kontekst nuk përmendet. Gjithmonë dua të besoj që presidentja nuk ka aversion ndaj UCK-së. Përndryshe, po ta them me përgjegjësi të plotë, ky trup kombëtar e largon prej loje. Nuk mundet askush të përligj luftën kombëtare. Nuk e pranon askush këtë. Ka pasur mundësi që të bëhet atëherë FARK-u si ligj. Por nuk u bë dhe atëherë dhe nuk duhet të bëhet as tash nga askush 22 vjet pas. Por a e dini pse po ndodh kjo? Pse po ndodhë përligjja e luftës së drejtë të UÇK-së. Kjo për shkak të mungesës së Ligjit për Luftën e cila do i mbronte vlerat ushtarake të UCK-së”, tha ai.
Tutje ai ka thënë se cdo ushtar që është nisur drejt kufirit ka pasur emblemën e UCK-së dhe nuk ka pasur asnjë emblemë tjetër.
“Lufta ka qenë reale dhe nuk ka prodhuar përçarje. Eshte e logjikshme se oficerët kanë shikuar nga institucionet. Punën e parë e kanë pasur përgjegjësinë. Koordinator nga ministria ishte emëruar Ahmet Krasniqi që është vendosur në Tiranë. Do ta them të vërtetën gjithmonë. Djem e burra kanë qenë të vendosur në luftën ndaj Serbisë dhe janë vendosur në Shtabin e Përgjithshëm. Vija mobilizuese ishte vendosur nga lëvizja. Dallonin uniformat. Dikush kishte nga Zvicra e dikush nga një vend tjetër. Por kur vinin nga Tirana dhe u nisnin drejt kufirit, të gjithë kishin stemën e UÇK-së”, shtoi ai.