Zafir Berisha, deputet nga Nisma për Kosovën, duke komentuar murin në Veri të vendit, ka thënë se përgjegjës për ndërtimin e tij është kryeministri Isa Mustafa, të cilin e quajti edhe gënjeshtar.
Ai ka kërkuar ndërprerjen bisedimeve me Serbinë dhe formimin e një komision të posaçëm me anëtarët e të gjitha komisioneve në mënyrë që të rishqyrtohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Këto komente Berisha i bëri në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, i cili është mbledhur për të diskutuar në lidhje me situatën aktuale në Mitrovicë, pas vendosjes së murit afër urës kryesore mbi lumin Ibër.